1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Veseli: Në qershor presim liberalizimin e vizave

Lidershipi kosovar pret një lajm të mirë nga Brukseli në qershor lidhur me liberalizimin e vizave.

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në një intervistë për “Ora News”, tha se vendimmarrja e BE-së duhet të jetë e drejtë dhe ‘fair’ në raport me qytetarët e shtetit më të ri në Ballkan.

“Kosova tashmë e meriton liberalizimin e vizave, qytetarët e Kosovës pa të drejtë janë të privuar për 8 vjet nga lëvizja e lirë. Ne presim vendimmarrje pozitive, e cila është ‘fair’ dhe e drejtë ndaj qytetarëve tanë. Kosova i plotëson të gjitha kushtet që janë teknike. Besojmë shumë se do të kemi vendimmarrje pozitive e cila është vendimmarrje e drejtë. Kemi parasysh dhe rreth 30- 40 kushte kemi plotësuar më shumë se secili vend i rajonit, ndërkohë që Kosova ballafaqohet ende me izolimin”, ka thënë Veseli.

Nëse dyert e BE-së mbyllen, për Veselin kjo do të ishte një damkë dhe për ta.

“BE është duke kaluar një fazë skepticizmi brenda vetë vendeve që kanë krijuar BE, nuk është e mirë të ndëshkohet një popull siç është populli i Kosovës 1.7 milionë banorë, në të njëjtën kohë dhe të njëjtën kohë të jetë një shembull i skepticizmit brenda vetë BE. Do të ishte një damkë dhe për BE në kuadër të atyre vlerave që promovon. Ne jemi besues në BE, do të anëtarësohemi në BE, punojmë çdo ditë për pjesën e reformave por në të njëjtën kohë kërkojmë dhe mirëkuptimin dhe përkrahjen e BE si familja e madhe pretendojmë të jemi nesër ne”, deklaroi ai.

Teksa duket se ka një stopim të njohjes së shtetit të Kosovës, Veseli deklaron se e kundërta po ndodh.

Ai deklaroi se të gjithë energjitë janë kanalizuar për finalizimin e procesit së anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“Përkundrazi. Kemi një moment ku jemi pothuajse në fazën finale ku Kosova do të anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Të gjitha impenjimet tona, bashkësisë ndërkombëtare, partnerëve me të cilët kemi çliruar dhe pavarësuar Kosovën, jemi fokusuar që të kemi nevojë të kemi një fazë finale ku Kosova do të përfundonte statusin e vet në kuptimin edhe të finalizimit të saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, nuk ka rihapje të negociatave, nuk ka rihapje në çështje të statusit. Serbia çdo ditë e më tepër është duke kuptuar se shteti sovran dhe i pavarur i Kosovës është një realitet pozitiv edhe për bashkësinë ndërkombëtare dhe duhet ta njohë si shtet. Në të njëjtën kohë Kosovës ti hapet perspetivë për anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Serbia pa alternativë do ta njohë Kosovën, nuk e kam në kuptimin negativ dhe as imponues. Është proces natyral dhe logjik, është edhe në vetë të mirën e shtetit serb, në proceset integruese, përmirësimin e jetës ekonomike që mos ta ketë Kosovën si barrë se nuk mund ta mbajë. Kosova është rritur aq shumë sa është shumë lart Serbisë”, u shpreh Veseli.

Lidhur me Asociacionin, Veseli u shpreh: “Do do të jetë një krijim që do të ndodhë në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Nuk do të lejojmë të kemi cenim të integritetit dhe sovranitetit tonë territorial por dhe institucional. Kosova është unike, do të jetë një dhe e pandarë dhe sistemi ynë kushtetues do të jetë unifikues”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img