6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Haziri-pozitës: Nëse doni numrat për rrëzimin e Qeverisë, ua japim!

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas deklarimeve të pozitës se nëse opozita i ka numrat le ta rrëzojë qeverinë.

Ai në një postim në Facebook i ka thënë pozitës se nëse i duan numrat për rrëzimin e Qeverisë, do t’ua japin.

Ky është postimi i plotë i Hazirit:

Përkitazi me arrogancën që ‘nëse keni numra rrëzojeni qeverinë’:

Numrat nuk i kishit për ratifikim të marrëveshjes që hap rrugë për liberalizimin e vizave, e as nuk i keni për asnjë proces që pritet të ndodhë në Kosovë.

Mos harroni se arroganca politike edhe në ofertën e tavolinës së pajtimit politik për interes të Republikës ka qenë oferta e fundit nga ne. Uluni e shkruani detyrat që duhet t’i realizojmë bashkë për integrime euroatlantike e liberalizim sepse numrat bëhen shpejtë.

Ne jemi në Tiranë, ku po debatojmë për largimin e kërcënimeve politike që sot Kosovën po e presin ditët në vijim. Nëse doni numrat, ua japim!

#LDKpërRepublikënpanumra

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img