Kosova është duke përgatitur një provokim të radhës duke kërkuar favore në këmbim të formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Kështu shkruan gazeta ruse, “Sputnik”.
Duke u thirrur në burime të saja, ky medium raporton se shqiptarët janë duke kërkuar që Gazivoda dhe Trepça të kthehen tërësisht në pronësi të Kosovës dhe më pastaj të themelohet Asociacioni.
Poashtu, mediumi rus ka cituar edhe ish-shefen e ekipit negociues të Kosovës, Edita Tahiri, e cila deklaroi se krijimi i Asociacionit do të ishte hap i rrezikshme.
“Nëse ka një humbje kohe të Prishtinës, pse atëherë Serbia të vazhdojë negociatat në Bruksel? A humbet vërtet çdo gjë kuptim?”, citohet të ketë shkruar kjo gazetë.