Dy kryetarët drenicas janë duke qëndura për vizitë në shtetin gjerman. Përmes një postimi në rrjehtet sociale, i pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka bërë të ditur se sonte drekaun me boksierin e njohur Haxho-Robin Krasniqi.
Postimi i Lladrovcit
Sonte, pas treningut, për darkë jemi me boksierin tonë, Haxhi-Robin Krasniqin, i cili është shumë dashamirës dhe na solli shumë kënaqësi me mikpritjen e tij. Para meçit të 2 Qershorit për titullin e kampionit të Evropës, Robini ishte shumë optimist dhe i bindur për fitore. Besojmë fort se do ta mund kundërshtarin! Sporti ka prezantuar shkëlqyeshëm shtetin tonë. Mbrëmë vajzat tona xhudiste, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, sollën medaljen e artë dhe të argjendtë, nga kampionati evropian. Presim që edhe Robini të bëhet kampion evropian i boksit në kategorinë e tij e pastaj edhe kampion i botës! Suksese e fitore Robin! Tashmë, për meçin e Robin Krasniqit, më 2 Qershor, me Bekimin i kemi edhe ftesat, edhe biletat!