5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Pal Lekaj: Hashim Thaçi asnjëherë nuk e ka tradhtuar shtetin e Kosovës

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherit ministër i Infrastrukturës Pal Lekaj ka thënë se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk e ka tradhtuar asnjëherë shtetin e Kosovës.

Në një intervistë dhënë Gazetës Blic, duke folur nëse Thaçi është personi i duhur për t’u bërë kryenegciator dhe të udhëheq edhe si president, bisedimet me Serbinë, Lekaj ka thënë se AAK nuk ka ndonjë problem për këtë gjë.

Megjithatë, sipas tij, varet nga niveli i përfaqësimit që shteti serb do ta bëjë në dialog.

Ai tha se, nëse Serbia përfaqësohet nga presidenti, atëherë një gjë të tillë duhet ta bëjë edhe Kosova.

Lekaj ka thënë se njeriu mund të gaboj gjatë rrugëtimit politik, mirëpo nuk mund ta quajmë që ai ka gabuar me dialog, apo në konceptin e shtetit të Kosovës, madje ia ka përmendur Thaçit edhe meritat që ka pasur në  Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Pal Lekaj:  Unë mendoj se presidenti i Kosovës është personi që asnjëherë nuk ka tradhtuar Kosovën dhe ne duhet ta kemi besimin, është president dhe vet kjo LDK e ka votuar, tani çka, pse duhet të mos jetë presidenti.
Por prape po them varet prej nivelit të përfaqësimit.
GazetaBlic: Zotëri Lekaj, po thuani që presidenti i vendit Hashim Thaçi nuk e ka tradhtuar kurrë vendin ?
Më duket se keni pasur një qëndrim krejt ndryshe kur keni qenë në opozitë dhe keni akuzuar Thaçin për tradhti ndaj vendit duke i fal tokë Malit të Zi?!
Pal Lekaj: Joo, shiko, sa i përket kësaj, njeriu mund të gaboj gjatë rrugëve, mirëpo nuk mund ta quajmë që ai ka gabuar me dialog, apo në koncepti e shtetit të Kosovës është zhvilluar dhe ai ka pasur një rol të veçantë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës” ka thënë Lekaj.

Deputeti i AAK-së ka folur edhe për koalicionin qeverisës duke pohuar se qeveria po kalon ditët më të mira të saj dhe se në mbështetje të kësaj qeverie janë 70 deputet.

Ndërsa ka thënë se Lista Serbe do të kthehet brenda ditëve në institucione.

Më poshtë e gjeni të plotë pjesën e parë të intervistës me Lekajn.

Ndërsa në pjesën e dytë Pal Lekaj flet për herë të parë për aktakuzën që i është ngritur atij për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Gazeta Blic: Zotëri Lekaj, Qeveria Haradinaj ka mungesë të numrave, dhe zërat për zgjedhje po shtohen çdo ditë.
A ka krizë kjo Qeveri dhe a është stabil koalicioni ?

Pal Lekaj: Sa i përket funksionalitetit dhe stabilitetit të Qeverisë, unë mendoj se kjo Qeveri është duke kaluar ditët më të mira të saj, dhe krejt kjo shkon në favor të zgjidhjes së problemeve të qytetarëve dhe forcimit të institucioneve shtetërorë dhe ky është një obligim i yni për votat që ne kemi marrë.
Kryeministri po kryen detyrat e tij dhe obligimet ndaj qytetarëve.

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, maj, 2018, Prishtinë

GazetaBlic: Por opozita, LDK veçanërisht po kërkojnë zgjedhje ?

Pal Lekaj: Sa i përket kërkesës së opozitës për zgjedhje, opozita prej ditës së parë, ka thënë që kjo Qeveri nuk do ti kalojë as dy muaj, por ja që po kalojmë 8 muaj dhe ne jemi stabil.
Ajo që më çuditë është, pse LDK është kaq e zhurmshme, kur para 8 muajve ka qeverisë me vendin dhe ka qenë Qeveria që fare nuk ka marrë vendime qe kanë shku ne interesat e vendit.

Prandaj është qesharake që tash zgjedhjet po kërkohen nga një subjekt politik që para 8 muajve për mos angazhim dhe mos qeverisje të mirë është rrëzuar me mocion mosbesimi.

Por sido që të jetë ata i kanë politikat e veta por nuk po i shërbejnë vendit sepse në atë drejtim kryeministri Haradinaj dhe qeveria po I kryen obligimet e veta dhe nuk e di pse thirren ne numra kur qeveria e ka stabilitetin e ka shumicën në parlament pa marrë parasysh Listën serbe që është tërhjekur por mendoj që ne kemi mjaftueshme vota.

Sikur opozita të kishte vota për thirrje mosbesimi të Qeverisë unë mendoj që kaherë e kishin rrëzu këtë qeveri.

Ne kemi numra mjaftueshëm dhe mund saktë të ju them se i kemi përmbi 70 deputetët që janë pro kësaj Qeverie.

Gazeta Blic: A jeni të sigurt që 70 deputetë brenda kësaj legjislature janë pro Qeverisë Haradinaj ?

Pal Lekaj: I kemi 70 vota, dhe e them me përgjegjësi të plotë këtë gjë

Gazeta Blic: Por çka me votat e Listës Serbe, çka po ndodh me këtë listë që kanë mbetur si të pezulluar, ende pa një vendim të qartë ?

Pal Lekaj: Kur po thuani të pezulluar, keni të drejtë, Lista Serbe vetëm ka pezulluar aktivitetin e saj në Qeveri e Kuvend, ata ende nuk kanë dalë nga Qeveria, kanë pezulluar pozitat e tyre.

Por unë mendoj se ata shumë shpejt do të kthehen në Qeveri, ata duhet të punojnë për qytetarët e tyre, dhe Qeveria i trajton njëjtë pa dallim këdo, dhe jemi të përkushtuar të qeverisim në krejt territorin e Kosovës.

Ata duhet të mendojnë për serbët e Kosovës. Asnjë abstenim i tyre nuk shkon në favor të serbëve të Kosovës.

GazetaBlic: Kur po thoni që kjo listë do të kthehet shumë shpejt në institucione, a nënkupton kjo se jeni ne bisedime me ta, Qeveria apo kryeministri Haradinaj, a jeni takuar me ta, a po vetëm po supozoni se do të kthehen ?

Pal Lekaj: Unë mendoj se Haradinaj ka qasje pozitive ndaj tyre dhe është në komunikim të vazhdueshëm me ta, bazuar me këtë them se ata shumë shpejt besoj se do të kthehen, brenda disa ditëve.

GazetaBlic: Në ditët e fundit partia juaj përfshirë edhe kryeministrin kanë pasur një përplasje me LDK pikërisht për shkak të liberalizimit të vizave
Çka po ndodh mes jush e LDK-së, a u është bërë një opozitë e fortë LDK-ja, madje ende me e fortë se VV-ja karshi jush, gjegjësisht Qeverisë suaj ?

Pal Lekaj: Ata i kanë politikat e veta, por ne duhet të kemi konsensus kur është në të mirën e vendit.

Ne këtë drejtim LDK nuk po e luan lojën ashtu si duhet, ne jemi në demokraci dhe kemi pluralizëm, por kur është ne pyetje liberalizmi i vizave, integrimi i Kosovës në Evropë, të gjithë duhet të jemi së bashku.

Kur është në pyetje Kosova duhet të ulen flamujt partiak.

Prandaj me të drejt kryeministri e thotë se LDK nuk po ndikojnë pozitivisht në liberalizimin e vizave, sepse ata në takime me ndërkombëtarë sigurisht prioritet i dhanë rrëzimit të Qeverisë para vizave.

Sërish po them që është absurde që një Qeveri që nuk ka bërë asgjë të kritikoj Qeverinë Haradinaj e cila ka bërë aq shumë për 8 muaj, demarkacionin, problemet me KEK, Hade.

Pastaj edhe kontrata për termocentralin e ri që do të hap shumë vende pune, mbi 10 mijë vende pune dhe krejt këto janë të prekshme.

GazetaBlic: Përveç këtyre vendimeve e çështjeve që i përmendet, Qeverisë Haradinaj i ka ra hise edhe një tjetër sfidë.
Dialogu me Serbinë, siç po vlerësohet si finalja e madhe.

Po tentohet së fundmi që në krye të bisedimeve të vihet presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

A e përkrah AAK-ja qe Hashim Thaçi të jetë kryenegociator?

Pal Lekaj: Dialogu është çështja me e rëndësishme dhe jetike për Kosovën e që njëherë e përgjithmonë duhet të zgjidhim këtë çështje dhe të sqarojmë gjërat me shtetin fqinjë me Serbinë.

Këtu duhet të kemi konsensus nacional, sepse kemi të bëjmë me një shtet që ka qenë armik i Kosovës, dhe vazhdon të luftojë kundër Kosovës, prandaj ne duhet të bashkohemi dhe të bëjmë një zgjidhje përfundimtare që Serbia të pajtohet me realitetin e krijuar në Kosovës, dhe të mos merremi më me çështje qysh jemi marr deri tash, njëherë dialog teknik, tani politik e tjerë.

GazetaBlic: Por a duhet ti udhëheq Thaçi këto bisedime, a jeni pro kësaj ?

Pal Lekaj: Por tani kemi ardhur deri në këtë pikë ku përfaqësimi në bisedime duhet bërë varësisht prej nivelit, dhe nëse Serbia përfaqësohet dhe dërgon presidentit e vendit, atëherë edhe Kosova duhet të përfaqësohet në nivelin e njëjtë.

Mirëpo pa marrë parasysh, unë mendoj se presidenti i Kosovës është personi që asnjëherë nuk ka tradhtuar Kosovën dhe ne duhet ta kemi besimin, është president dhe vet kjo LDK e ka votuar, tani çka, pse duhet të mos jetë presidenti.
Por prape po them varet prej nivelit të përfaqësimit.

GazetaBlic: Zotëri Lekaj, po thuani që presidenti i vendit Hashim Thaçi nuk e ka tradhtuar kurrë vendin ?
Më duket se keni pasur një qëndrim krejt ndryshe kur keni qenë në opozitë dhe keni akuzuar Thaçin për tradhti ndaj vendit duke i fal tokë Malit të Zi?!

Pal Lekaj: Joo joo, shiko, sa i përket kësaj, njeriu mund të gaboj gjatë rrugëve, mirëpo nuk mund ta quajmë që ai ka gabuar me dialog, apo në koncepti e shtetit të Kosovës është zhvilluar dhe ai ka pasur një rol të veçantë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës

Prandaj në këtë drejtim ne duhet të jemi real dhe ti shtyjmë proceset dhe pasi të përfundon dialogu dhe të ketë njohje reciproke, atëherë ne mund të zhvillojmë politikë të brendshme dhe të shtyhemi mes vete sepse kjo e ndihmon demokracinë apo pluralizmin politik.

Por në asnjë mënyrë nuk duhet të hyjmë në dialog të përçare.

GazetaBlic: Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka paraqitur një platformë për vazhdimin e dialogut me Serbinë që përfshin disa pika kyqe
E keni parë ju si Qeveri këtë platformë dhe a pajtoheni me të ?

Pal Lekaj: Jo në fakt nuk e kam parë, nuk e kam lexuar ende, por çfarë propozimi që shkon në favor të fuqizimit të shtetit dhe fuqizimit të konsensusit nacional ne do ta mbështesim.

Por ne do ta analizojmë dhe me siguri do të japim përgjigje. AAK nuk e ka problem të përqafojë çfarëdo ideje a platforme që shkon në favor të forcimit të shtetit dhe zhvillimit dhe që janë për të mirën e rajonit.

Ne si Aleancë e kemi treguar veten, ngase Haradinaj gjithmonë ka dal jashtë petkut të partisë.

Pjesa e dytë e intervistës publikohet nesër dhe Pal Lekaj flet për herë të parë rreth procesit gjyqësor me të cilin do të përballet në fund të këtij muaji, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img