Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor i ka dhënë mbështetje ligjit për ndërtimet pa leje.
Kryetari i këtij komisioni, Daut Haradinaj në një postim në Facebook ka shkruar se rëndsia e këtij ligji ka të bëj direkt me qytetarët, duke shpresuar se komunat do t informojnë qytetarët për peshën e ligjit.
Ky është postimi i Haradinajt:
Sot me vota unanime ju dha mbështetja ligjit që i trajton ndërtimet pa leje.
Kryetari i këtij grupi punues z,Liburn Aliu i paraqiti para komisionit edhe amandamentet e propozuara. Ky ligj është njëri ndër ligjet më të rëndësishme në Kosovë dhe si i tillë besoj që edhe në seancën e radhës do të jetë i miratuar kështu sikur sot në Komision.
Rëndësia e këtij ligji është se ka të bëjë direkt me qytetarët e vendit tonë andaj shpresoj që edhe Komunat e Kosovës do t’i informojnë qytetarët përkatës për peshën e madhe që ka ky ligj.
Dy gjëra janë jetike në këtë Ligj:
- A) Eliminimi i burokracive administrative dhe B)Taksa me koston minimale për qytetarët.
Prandaj dëshiroj t’i përgëzoj qytetarët e këtij vendi dhe t’i ftoj që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë legjitime.