3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Nisma e “fik” Vetëvendosjen në Vushtrri

Nismës Socialdemokrate, dega në Vushtrri, i janë bashkuar mbi 50 anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje. Në mesin e tyre është edhe Fidan Klinaku, aktivist i dalluar nga partia e Kurtit.

Me ketë rast, partia e Fatmir Limaj ka themeluar dy nëndegë të reja në fshatin Bukosh dhe Bivolak.

Kryetari i degës së Nismës në Vushtrri, Abdullah Vojvoda, i uroi mirëseardhje të aderuarve nga VV.

Ai u zotua se anëtaret e rinj do ta kenë hapësirën e nevojshme për të dhënë kontributin e tyre.

Edhe ministri dhe anëtari i Kryesisë së Nismës, Skender Reçica, falënderoi anëtaret e VV-së që kanë zgjedhur Nismën për të vazhduar aktivitetin e tyre politik.

Reçica tha se çdo ditë e më shumë njerëzit po e përqafojnë konceptin e Nismës.

E, Fidan Klinaku tha se kanë zgjedhur Nismën për shumë arsye.
Ka thënë se Nisma po jep shembull se si qeveriset si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal.

Ai u zotua se bashkë më anëtarët tjerë të cilët aderuan gjithë kontributin do ta japin në përkrahje të vizionit të Nismës.

Partia e Fatmir Limajt kohëve të fundit ka njoftuar për aderime anekënd vendit.
Poashtu, kjo parti është edhe në kohën e mbajtjeve të Kuvendeve të Punës.

Në këtë takim prezent ishin edhe zv/ministri Faton Thaçi, dhe anëtarët e Kryesisë Demir Lima e Xhevdet Smakiqi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img