3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Rruga Kaçanik-Hani i Elezit lëshohet më 1 qershor

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se rruga Kaçanik-Hani i Elezit do të lëshohet për qarkullim më 1 qershor.

Në një konferencë për media pas Mbledhjes së Qeverisë, Haradinaj ka thënë se sipas njoftimit të ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj kjo rrugë pritet të përfundohet më 1 qershor, pasi po punohet në dy ndërrimet për t’u përfunduar më shpejt.

“Një lajm i mirë është se në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit mund të ndodh që të mbyllen punimet me 1 qershor, sepse ata po punojnë me dy ndërrime. Po bëhet çmos që kjo gjë të përfundojë sa më shpejt”, ka thënë Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img