3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

“Kërkesa e opozitës për zgjedhje të reja, përpjekje joserioze”

Kërkesa e opozitës për zgjedhje të reja nga deputetët e partive në pushtet nuk po konsiderohet përpjekje serioze.

Zenun Pajaziti dhe Blerim Kuçi kanë thënë për gazetën “Epoka e re” se zgjedhjet parlamentare e kanë afatin e vet të rregullt dhe do të mbahen në vitin 2021.

Sipas tyre, është detyrë e opozitës ta kërkojë ardhjen në pushtet.
Dukagjin Gorani, deputet i PSD-së, ka thënë se mungesa e vullnetit për zgjedhje të shpejta e të parakohshme u kuptua edhe në tryezat e fundit të partive politike.

Kurse Lëvizja Vetëvendosje më 25 maj do ta organizojë tryezën e titulluar “Zgjidhja nëpërmjet zgjedhjeve”, nëpërmjet së cilës synohet arritja e konsensusit për realizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Njohësi i proceseve politike në vend, Behxhet Shala, ka thënë për gazetën se kërkesa për zgjedhje të reja më tepër është një kërcënim sesa përpjekje serioze e subjekteve politike.

“Nuk ka gatishmëri dhe as kushte për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme. Madje mbajtja e zgjedhjeve nuk do të kishte kuptim pa u kryer një reformë e thellë zgjedhore”, ka thënë Shala.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img