Kosova ka një nga qeveritë më numrin më të lartë të pjesëtarëve të kabinetit qeveritar. Me buxhetin rreth 2 miliard euro në vit, që vlerësohet ndër më të ultit krahasuar me ato të shtetit të rajonit, vendi ynë ka ndër numrin më të lartë të zëvendëskryeministrave, ministrave e zëvendësve të tyre.
Për më tepër kabinetet qeveritare ndër vite vazhdimisht janë rritur. Përfaqësues qeveritar por edhe organizata joqeveritare shpeshherë e kanë kritikuar qeverinë Haradinaj duke vlerësuar se shpenzimet e buxhetit të shtetit për të gjithë këta anëtarë të qeverisë janë shumë të larta. Vetë kryeministri Haradinaj në disa reagime publike ka pranuar se nuk është i kënaqur me një numër kaq të madh të anëtarëve të kabinetit qeveritar. Por këtë e ka arsyetuar me konstalacionin politik të qeverisë.
Në rast se qeveria bëhet me ligj të vetin atëherë asnjë koalicion i ardhshëm nuk mund të formojë dikastere sipas dëshirës.
Aktualisht Komisioni që po punon për hartimin e këtij projektligji është duke shikuar shumë shtete të rajonit dhe Europës se si e kanë të rregulluar këtë çështje.
‘Ky ligj do të duhej të rregullonte numrin e ministrive, po ashtu standardin karshi emërimit të zëvendësministrave, mirëpo mbi të gjitha do të rregullonte aspektin sektorial’, tha Tahiri për RTK’në.
Në listën e shembujve mbi të cilën pritet të hartohet projektligji janë: Shqipëria, e cila ka 123ministri, Maqedonia ka 17 ministri, Mali i Zi ka 20 ministri, Serbia ka 20 ministri, Kroacia 21 e Greqia 14 ministri.