2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

“Serbia e ka humbur Kosovën, është koha që ta pranojnë realitetin”

Hulumtuesi nga Qendra për Studime të Politikave Evropiane në Bruksel (CEPS), Toby Vogel, po konsideron se Samiti i Sofjes i mbajtur më 17 maj sipas tij ishte zhgënjyes pasi që nuk u riafirmua përspektiva për vendet e Ballkanit Përendimor.

Sipas Vogel, presidenti francez, Emanuel Macron “u ka dhënë kovën me ujë të ftohtë” aspiratave evropiane të vendeve kandidate të Ballkanit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, transmeton lajmi.net.

Sipas tij ky është një pozicion i kahmotshëm dhe i ditur i shtetit francez, por është e habitshme se si një lider pro-Evropian ka sjellje të tilla ndaj shteteve të Ballkanit Përendimor.

“Para se të gjithash, konsideroj se të arriturat në këtë samit janë zhgënjyese, sepse krahas me gjërat e tjera, gjashtë shtetet e Ballkanit në dokumentin final janë trajtuar si partnerë e jo si shtete”, u shpreh ai.

I pyetur se nëse Serbia është e frikësuar se si kusht  për anëtarësim në Bashkimin Evropian do t’i vihet njohja formale e pavarësisë së Kosovës, Vogel tha se sipas tij një gjë e tillë nuk do të ishte e nevojshme.

Megjithatë, ai shton se Serbia do të duhet ta pranojë një marrëveshje ligjërisht obliguese me Kosovën e cila do të ishte në përputhje me ligjet ndërkombëtare.

Sipas tij, kjo nuk do të paraqiste njohje formale, por diçka të ngjashme me të.

Liderët serbë, sipas Vogel, duhet t’u adresohen popullit të tyre dhe t’u tregojnë atyre diçka që është e ditur që një kohë të gjatë, dhe kjo sipas tij është që Beogradi e ka humbur Kosovën para 20 viteve, parimisht nga represioni i autoriteteve serbe, gjë që shkaktoj rezistencën shqiptare.

“Pasi Serbia humbi kontrollin mbi Kosovën, shpallja e pavarësisë para 10 vjetësh ishte diçka e paevitueshme”, deklaroi Vogel.

Sipas tij, tani është koha që Beogradi ta njoh këtë realitet.

“Kur kjo të ndodhë, Serbia dhe Kosova do të kenë një afrim të konsiderueshëm në drejtim të BE-së”, përfundoi Vogel.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img