Për ta parë nga afër progresin për luftimin e krimit dhe korrupsionit në fillim të këtij muaji në Kosovë qëndroi një delegacion i Bashkimit Evropian.
Ndërkaq, edhe pse u njoftuan për së afërmi me proceset gjyqësore në rastet kundër korrupsionit, procesi i vlerësimit ende po mbetet në vazhdim nga instancat e Bashkimit Evropian.
“Dy javë më parë delegacioni i Komisionit vizitoi Kosovën për të vlerësuar përparimin në etapën e fundit të VL-së, domethënë forcimin e rekordeve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Misioni gjithashtu vështroi ecurinë e procesverbalit të 43 rasteve penale që aktualisht janë prioritet nga Autoritetet e Kosovës dhe janë ndjekur me shpejtësi në drejtim të hetimit dhe ndjekjes penale. Procesi i vlerësimit është ende në vazhdim”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Bashkimit Evropian.