Baza juridike e kësaj padie është Ligji Civil kundër shpifjes dhe fyerjes numër 02/L-65.
Padia ka të bëjë me deklaratën e Milaim Zekës të bërë mbrëmë në Tv Dukagjini. “Ramiz Lladrovci është propozuar kandidat për kryetar të Drenasit përmes shantazheve të cilat ia ka bërë drejtpërdrejt presidentit Thaçi. Ekzistojnë 3 letra me nënshkrimin e Ramiz Lladrovcit të vitit 2003, ku Ramiz Lladrovci e akuzon presidentin Thaçi për vrasjen e Behajdin Allaqit”, ka thënë Zeka.
Përmes kësaj padie, Lladrovci ka kërkuar dëmshpërblim në vlerë prej 100 mijë eurosh nga i padituri ,Milaim Zeka./Lajmi.net/