8.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Xhavit Haliti – ministrit Gashit: Mos na trego histori këtu

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka këshilluar se sit ë veproj ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, në raport me pyetjet e deputetëve.

Derisa Gashi po përgjigjej në pyetjen e shefit të deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti për çështjen e hyrjes ilegale të xhandarmërisë serbe në fshatin Karaqevë, ai kishte tejkaluar minutat e paraparë me Rregullore të Punës së Kuvendit, raporton Gazeta Blic.

Pasi i përfundoi koha prej dy minutash, Xhavit Haliti i ndërhyri ministrit të Brendshëm, Bejtush Gashi.

“Mos na trego histori këtu, po përgjigju konkretisht, a e kontrollon Kosova apo jo atë pjesë”, ka thënë Haliti.

“Por, pasi që jeni i ri, po ja u jap fjalën që ta jepni përgjigjen e plotë”, tha Haliti.

Ndryshe, ministry Gashi ka thënë se kufirin me Serbinë e patrullon KFOR-i, e jo policia e Kosovës.

https://www.facebook.com/BlicOnlineSport/videos/1847756668596800/?t=0

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img