1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Veseli i sigurt se në fund të vitit do të liberalizohen vizat

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në një diskutimin publik të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mes deputetëve, shoqërisë civile dhe mediave rreth monitorimit të Kuvendit, ka thënë se liberalizimi i vizave do të ndodhë në fund të këtij viti.

“Rinia do perspektivë dhe mos të lejojmë që të dalin. Jam bukur i sigurt që në fund të vitit do të kemi liberalizim. Zgjidhja e jetës sonë duhet të jete Kosova transformimi ekonomik dhe thellimi i respektit për atë që e kemi arritur. Nuk është e dinjitetshme që askush ta cenoj lirinë e Kosovës dhe shtetin sovran të Kosovës”, ka shtuar Veseli.

Në këtë diskutim, Veseli e ka quajtur institucion me të cilin ai udhëheq si një nga më transparentët në vend.

“Kuvendi është një nga institucionet më transparentë në republikën e Kosovës me qasje të plotë. Jemi i vetmi institucion që e publikojmë çdo tre muaj gjendjen financiare. Ta dinë qytetarët se si harxhohet paraja publike. Deputetet bëjnë punë të jashtëzakonshme shpesh herë paragjykohen ne mënyre te paarsyeshme edhe pse janë disa raste ku disa deputet vijnë vetëm për tu nënshkruar. Disa deputet e kryejnë punën me dinjitet por ka raste që disa deputet vijnë vetëm sa të duken dhe të nënshkruhen vetëm sa ka transmetime televizive dhe largohen nga aty”, tha mes tjerash kryetari i Kuvendit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img