0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

“Dronët e KFOR-it mund ta kenë incizuar momentin e vrasjes së Ivanoviqit”

Momenti i vrasjes së liderit të SDP-së në Mitrovicën e Veriut, Oliver Ivanoviq, mund të jetë incizuar nga kamerat e dronëve të misionit të KFOR-it në Kosovë.

Kështu të paktën shkruan gazeta serbe “Novosti”, e cila duke iu referuar burimeve të saj citon se dronët të cilët fluturojnë vazhdimisht mbi qiellin e Mitrovicës mund ta kenë incizuar momentin e krimit, dhe kjo do të paraqiste prova të mjaftushme për zbardhjen e kësaj vrasjeje, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, kjo gazetë shkruan se këto video-incizime nuk janë përdorur në hetime.

Gjithsesi, “Novosti” shkruan se mundësia e vetme që dronët e KFOR-it mund mos ta kenë incizuar momentin në fjalë, do të ishte nga mjegulla e dendur në ditën e vrasjes, edhe pse siç citon kjo gazetë, nga meteorologët ishte bërë e ditur që dukshmëria mëngjesin e 16 janarit ishte mjaftë e mirë.

E ndërkaq hetimet po vazhdojnë katër muaj që prej vrasjes së Ivanoviqit, gruaja e tij Milena, shprehet se nuk do të “lë gurë pa lëvizur” deri në gjetjen e vrasësit të bashkëshortit të saj.

“Fatkeqësisht, edhe katër muaj pas vrasjes, nuk kam asgjë të re për të thënë, nuk kemi informacione, sigurisht që ne nuk do të rrijmë të qetë dhe të shohim se si kjo punë është duke u harruar. Ne do të bëjmë pyetje deri sa të gjejmë përgjigjen se kush e vrau Oliverin”, shprehet Milena Ivanoviq.

Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar të këtij viti para zyreve të partisë së tij në Mitrovicën e veriut.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img