-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Komuna e Mitrovicës mbështet sektorin e blegtorisë

Komuna e Mitrovicës ka mbështetur 40 fermerë me teknik mjelëse të qumështit, investim ky nga granti komunal me 77 për qind dhe me participim të fermerëve 23 për qind, kostoja totale e projektit përfshin shumën prej 6500 euro. Me rastin e nënshkrimit të kontratave për ndarjen e makinave mjelëse të qumështit , ishte prezentë edhe kryetari i komunës Agim Bahtiri.
Kryetari Bahtiri u shpreh i sigurt që do vazhdohet edhe më tutje që ti kushtohet një angazhim i veçantë sektorit të bujqësisë. “Ndihem i kënaqur që sot gjendem në mesin tuaj, ku po shoh shumë të rijnë të cilët janë të përkushtuar të punojnë edhe në fushën e bujqësisë. Besoi që dhënia e këtyre makinave do të ju lehtësoi punën tuaj të përditshme, që të ngritët kapaciteti i përgjithshme i fermerëve në punën e tyre. Komuna e Mitrovicës me Drejtorinë e Bujqësisë është fokusuar në mbështetje të të gjithë fermerëve në sektorët e bujqësisë, dhe blegtori, vreshtari, pemëtari dhe bletari. Të gjitha shumat e granteve të Komunës dhe donacionet nga donatorët, komuna është angazhuar që bashkërisht me ju, t’i ndajë ato në mënyrë proporcionale që këto fonde të jenë sa më gjithëpërfshirëse“, tha Bahtiri
Ndërkohë drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik, Nasuf Aliu, para nënshkrimit të kontratave ka thënë se një ndër prioritete e ekzekutivit komunal vazhdimisht ka qenë investimi ne sektorin e Bujqësisë e sidomos përkrahja e fermerëve sipas mundësive buxhetore, me qëllim të ngritjes së kualitetit e kredibilitetit të prodhimeve tona.

“Besoi se këto pajisje janë për lehtësimin e punëve ne fermat e juaja dhe rritjen e prodhimit te qumështit, përmirësimin e kualitetit te qumështit si një sektor i rëndësishëm për komunën tonë”, shtoi drejtori Aliu.
Në kuadër të projektit për blegtori, drejtoria e Bujqësisë do te realizoi edhe një projekt madhor e të rëndësishëm cili parasheh mbështetjen dhe themelimin e pikave grumbulluese të qumështit, me theks të veçantë ne rajonin e Shalës së Bajgores.
Edhe fermerët u shprehën falënderues për mbështetjen e vazhdueshme që po ofron komuna jonë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img