14.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Misioni për shkatërrimin e PTK-së

“Mu ka zbrazë krejt fyti”, dëgjohet Adem Grabovci në një përgjim telefonik të realizuar në 2011-n, tek i ankohet Shkëlqim Devollit, drejtor i një korporate që e ka në pronësi operatorin virtual Z-Mobile. “U bo shef. Qe po t’i çoj”, ia kthen Devolli, shkruan sot “Koha Ditore”.

Grabovcit mund t’i jetë “mbushur” fyti, por kontoja e Telekomit të Kosovës është zbrazur tashmë. Operatori publik i telefonisë, që për vite rresht ia ka dhënë qindra milionë euro Qeverisë, ndodhet në prag falimentimi dhe aktualisht ka deklaruar një borxh prej rreth 60 milionë eurosh.

Kjo situatë, në masë të madhe, është pasojë e një marrëdhënieje të dëmshme kontraktuale për operimin e Z-Mobile, të cilën e kishte lidhur pararendësja e Telekomit, Posta dhe Telekomi i Kosovës (PTK).

Grabovci ishte shef i Grupit parlamentar të PDK-së kur kishte rënë në përgjim, në një proces hetimi për korrupsion që lidhej me kohën sa ishte zëvendësministër i Transportit dhe Telekomunikacionit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img