Përgjatë periudhës janar-dhjetor të vitit 2017, në Divizionin e Shtetësisë janë marrë 5 mijë e 742 vendime për lirim nga shtetësia.
5 mijë e 675 prej këtyre kërkesave rezultuan pozitive dhe 67 vendime të tjera negative, shkruan Indeksonline.
Ndërkohë numri më i madh nga pesë shtetet e para që kanë kërkuar lirim nga shtetësia e Kosovës janë: Gjermania, Austria, Norvegjia,Sllovenia, Holanda dhe disa të tjerë.
Në periudhën janar-mars të vitit 2018 janë marrë 1 mijë e 313 vendime për lirim nga shtetësia, 1 mijë e 300 prej tyre janë vlerësuar si pozitive, 13 të tjera negative.
Sipas informacioneve të Indeksonline, lista e këtij viti të personave që kanë kërkuar lirim nga shtetësia ka ndryshuar.
Lista për 2018 është kësisoj: Gjermani, Austri, Slloveni, Mali i Zi, Norvegji dhe të tjerë, pra renditja është e listuar edhe nga numri i personave që kanë kërkuar largim nga shtetësia kosovare.
Por përpos atyre që kërkuan të largohen nga shtetësia e Kosovës, pati edhe të atillë që kërkuan të kenë shtetësinë e Kosovës.
Në Divizionin e Shtetësisë në periudhën janar-dhjetor 2017, u morën 703 vendime për fitim të shtetësisë kosovare ku 335 prej tyre u vlerësuan pozitive kurse 368 të tjera negative, raporton Indeksonline.
Lista e kombësive që kërkuan më së shumti fitim të shtetësisë së Kosovës ishte kësisoj:
Shqiptare, serbe, turke, boshnjake, malazeze dhe të tjerë.
Vetëm shqiptarë që kërkuan shtetësinë e Kosovës ishin 295 duke vijuar me serbë ku numri i tyre ishte 71.
Në periudhën janar-mars 2018, janë marrë 267 vendime për fitim të shtetësisë, 116 prej tyre janë vlerësuar pozitive dhe 151 të tjera negative.
Në këtë periudhë renditja e kombësive që kanë kërkuar fitim të shtetësisë është pothuajse e njëjtë me atë të vitit të kaluar.
Shqiptare, serbe, turke, boshnjake. Llogaritur në këto shifra del që shifrat e atyre që kërkuan tërheqje të shtetësisë kosovare është shumë më e lartë se ata që kërkuan fitim të shtetësisë në vitin 2017 si dhe në periudhën tre mujore të vitit 2018.