Në konsultimet që po mbahen në Uashington shtetet e Quintit po përfaqësohen nga drejtorët politikë për Ballkanin, kurse Amerika nga Departamenti i Shtetit.
Se dialogu po shkon drejt përfundimit u kuptua me vizitat e fundit të Vuçiqit në Moskë e Turqi, dhe gjithashtu me shkuarjen e presidentit Thaçi në Berlin.
Por cilat janë qëndrimet e shteteve të fuqishme botërore në raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan lajmi.net.
SHBA: Pozicioni i Amerikës tashmë është i njohur dhe nuk mund të ndryshojë. Kosova është shtet i pavarur. Madje së fundi kryeministri Haradinaj tha se politika e jashtme e Kosovës orientohet nga ajo e Amerikës.
Edhe ambasadorja e Amerikës në OKB, Nick Haley ka njoftuar se do të punojë fort që Kosova të bëhet anëtare e kësaj organizate.
“SHBA-ja do të punojë për ta njohur Amerikën si anëtare të OKB-së, sepse Kosova dhe SHBA-ja besojnë te njëra-tjetra dhe ndajnë të njëjtat vlera. Kjo lidhje nuk do të ndërpritet”, tha Haley.
Kina: Serbia dhe shteti kinez tradicionalisht kanë qenë vende mike, dhe zyrtarët e lartë të Kinës deklarojnë se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet në bazë të rezolutës 1244. Pasi sipas tyre në këtë dokument thuhet qartë se Kosova është pjesë e Serbisë, shkruan lajmi.net.
Edhe gjatë diskutimeve të fundit Vuçiqi ka falënderuar homologun kinez se në arenën ndërkombëtare nuk po heq dorë nga pozicioni kundër Kosovës.
Gjermania: Raportet ndërmjet Gjermanisë dhe Serbisë në kohët e fundit kanë shënuar një përmirësim të dukshëm. Në dy muajt e fundit presidenti serb dhe kancelarja Merkel janë takuar dy herë.
Por pozicioni i Gjermanisë është i njohur tashmë se Kosova është shtet i pavarur. Por që me Serbinë duhet gjendet një mënyrë deri te arritja e një marrëveshje përfundimtare.
Berlini zyrtar vazhdon të këmbëngulë në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, duke përfshirë anëtarësimin e Kosovës në OKB. Gjermania gjithashtu kërkon edhe themelimin e Asociacionit.
Rusia: Shteti rus vazhdon ta përkrahë Serbinë për zgjidhjen e problemit me Kosovën gjithashtu në bazë të rezolutës 1244.
“Rusia e mbështet Serbinë në politikën e vetë të jashtme”, tha Sergei Lavrov.
Edhe gjatë vizitës së fundit të Vuçiqit në Moskë, tha se Rusia ka një rol të rëndësishëm në zgjidhjen e problemeve me Kosovën.
Rol të rëndësishëm në përfundimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë të kenë edhe Britania, Franca dhe Italia.
Që të katër këto shtet edhe publikisht e kanë thënë se Kosova është një shtet i pavarur. Madje vizitat e zyrtarëve të lartë shtetëror në këto vende janë të shpeshta.
Presidenti Thaçi kohë më parë zhvilloi një takim me presidentin Macron, i cili kërkoi vazhdimin e dialogut deri te arritja e një marrëveshje.
Thaçi në vizitën e tij të fundit në Gjermani ku u takua me Merkelin, tha se Kosova është e gatshme për nënshrkimin e një marrëveshje përfundimtare me Serbiën.
Ndryshe nga Vuçiq i cili në prill kishte premtuar prezantimin e disa pikave për zgjidhjen me Kosovën, por që deri më tani nuk ka prezantuar asgjë.
Presidenti serb disa herë është parë edhe i frikësuar për mënyrën e përfundimit të dialogut, pasi ka thënë se varësisht nga vendimi mund të përfundojë edhe karriera e tij politike.