9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Limaj: Beteja e Llapushnikut ia prishi planet Serbisë për izolimin e Drenicës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka marrë pjesë në Tubimin Përkujtimor në 20 vjetorin e Betejës së Llapushnikut.

Limaj e ka vlerësuar fort këtë betejë. Ai ka thënë se beteja e Grykës së Llapushnikut kishte karakter strategjik në shumë drejtime.

Ka përmendur nxjerrjen e izolimit nga Drenica si dhe pamundësoi sulmin e serbëve në pjesën e Dukagjinit.

“Beteja e Llapushnikut shpërtheu izolimin e Drenicës duke ofruar mundësi që viseve tjera të furnizojnë këtë pjesë të Kosovës me ushqime, armë e municione që duheshin në atë kohë. Beteja e Llapushnikut ka peshën e vet sepse ndërpreu lëvizjen e Serbeve për të sulmuar forcat e UÇK-së në Dukagjin”, ka thënë ndër të tjera Limaj.

Më tutje ai ka thënë se strategjia serbe e praktikuar në vitin 1945 i dështoi Serbisë, sepse sipas tij, njëjtë u munduan në 1998 izolimin e Drenicës, por Gryka e Llapushnikut nuk lejoi të përsëritet 1945. Kushtrimit të komandantit lejgendar ai thotë se iu përgjigj e tërë Kosova.

“Liria jonë është e ndërtuar me përpjekje të të gjithëve. Mos lejoni gjëra ditore të humbin orientimin tonë. E orientimi ynë ruajtja e vlerave kombëtare dhe respektimi e nderimi për ata që dhanë më të shtrenjtën”.

“Jemi në përvjetorin e Skënderbeut heroit e identitetit tonë kombëtarë. Para çdo gjë tjetër mos harroni e mos lejoni. Nuk ka asgjë më të shtrenjtë nga ajo që na bashkon, pra është flamuri e gjuha jonë dhe heronjtë tanë me Gjergj Kastriotin Skënderbeun dhe ai që ia mundësoi lirinë e Kosovës, Adem Jasharin”, ka shtuar Limaj.

Zëvendëskryeministri ka kujtuar qindra luftëtarë, invalidë e veteranë të cilët ishin në vija të frontit dhe qytetarët e kësaj zone të cilët sipas tij, pa dallim ishin në shërbim të luftës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img