9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Arrihet marrëveshja, ky do të jetë kryetari i PSD-së

Sipas të gjitha gjasave, Shpend Ahmeti do të jetë kryetar i Partisë Social Demokrate, e cila sot do ta mbajë kongresin e parë për ristrukturim.

Periskopi mëson se përderisa po bëhen përgatitjet e fundit për kongresin që nis sot në ora 17:00, tashmë ka një konsensus brenda zyrtarëve të partisë që Shpend Ahmeti, i cili njëherit udhëheq edhe me Komunën e Prishtinës, të jetë kryetar i PSD-së.

Në opinion është lakuar edhe emri i Visar Ymerit, si kryetar i mundshëm i partisë, por pas një debati të brendshëm, Shpend Ahmeti është vlerësuar si më i përshtatshmi për pozitën kryesore të partisë.

Mbrëmë, disa zyrtarë të PSD-së, publikuan edhe një pjesë të logos që do ta mbajë partia e tyre e re, gjë që shkaktoi satirizime e ironizime nga pjesëtarë të VV-së.

Kongresi i PSD-së do të mbahet sot në hotelin “Swiss Diamonds”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img