5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Kompleksi Vali Ranch, “mini evropa” që duhet vizituar!

Kompleksi “Vali Ranch”, me një perimeter prej 15 ha, në Perlepnicë të Gjilanit, pa dyshim ka fituar pamjen e një qyteze të vogël atraktive turistike.

Me një peizazh mahnitës  dhe piktoresk, Vali Ranch është bërë një pikë shumë e rëndësishme dhe atraktive për qytetarët e Kosovës por edhe më gjerë.

Aty pos kalërimit me kuaj të racave të ndryshme, mund të gjeni edhe lojën e golfit si atraksion për mysafirë, mandej atraksione të ndryshme me makina të mëdha të cilat përshkojnë malet kodrinore të pa parë deri më tani në vendin tonë. Po ashtu mund të shihni një park fantastik me pamje përrallore ku nuk ka vend imagjinata.

Vlenë të përmendet se Kompleksi Vali Ranch me pronar Fehmi Fetahu, çdo vit bënë ndryshime duke u dhënë vizitorëve  mundësi më të mëdha për të shijuar ambientet e kësaj qendre rekreative turistike.

Në kuadër të këtij kompleksi ekzistojnë edhe pesë restorante të filluar nga ‘’Vali Ranch’’, ‘’Stek Haus’’, ‘’Romantika’’ me portën triumfale,  “Queen Vali Ranch” dhe Royal Hill Palace” që është në ndërtim e sipër si dhe ‘’Lumin e Jetës” siç e quajmë simbolikisht këtë ujë që ka sjellë jetë në këtë maje kodre dhe kupolën e bardhë që i ngjason plisit tradicional shqiptar.

Po ashtu «Vali Ranch» ka një bodrum të verës shumë të pasur me verëra nga Afrika dhe Evropa, kryesisht italiane dhe franceze e deri te prodhimet vendore.

Vali Ranch ka dy stalla kuajsh të ngritura dhe të mirëmbajtura sipas normave evropiane. Në këto hapësira kalërojnë më se 35 kuaj të racave të ndryshme. Pastaj shumë interesante janë Lamat dhe Alpakat me prejardhje nga Amerika Jugore të cilat ju takojnë familjes së deveve të “botës së re”.

Po ashtu Kompleksi ka një kopsht të mrekullueshëm përplot lodra dhe lojëra për fëmijë si dhe organizime tjera si shëtitje me pajton dhe mundësi tjera të shumta për ç’lodhje për kalimin e ditëve të vikendit në hapësirat e Valit Ranch.

Gjithashtu në Vali Ranch zhvillohen edhe aktivitete të ndryshme, si: organizimi i konferencave të të gjitha niveleve, simpoziumeve, orëve letrare, hapjen e ekspozitave, promovimin e librave, organizimin e koktejeve, tryeza debatesh të të gjitha natyrave. Gjithashtu, në Vali Ranch, mund të priten delegacione e personalitete brenda dhe jashtë vendit tonë. Me një fjalë VALI RANCH është vendi ku duhet vizituar, vendi ku dëshira jonë përfundon së kërkuari diçka tjetër! / PRISHTINAPRESS.EU

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img