Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj ka përkujtuar Luan Haradinajn në 21 vjetorin e rënies.
Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka shkruar se Luan Haradinaj i takonte brezit të parë të luftës së UÇK-së.
Vepra dhe sakrifica e Luanit dhe luftëtareve tjerë të UCK-së, sipas Limajt janë gurthemeli i Kosovës së lirë.
Republika e Kosovës, do t’i nderojë përjetë thotë Limaj të gjithë ata që luftuan për lirinë e Kosovës.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Luanin dhe gjithë dëshmorët tjerë ka shkruar Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook.