7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Gashi: Neve nuk na u përmendën kurrë hidrocentralet

Emisioni i fundit “Drejtësia në Kosovë” transmetoi hulumtimin i cili tregon se si Prokuroria Speciale ka nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj disa zyrtarëve qeveritarë të Kosovës.

Në Komisionin Qeveritar për Privatizimin të KEDS-it atëherë kanë marrë pjesë: Besim Beqaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Mimoza Kusari-Lila, ministre e Tregtisë dhe Industrisë, Bedri Hamza, ministër i Financave, Dardan Gashi, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq.

Dardan Gashi, ish-ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka sqaruar se për çka ka nënshkruar në këtë proces.

“Ne kemi nënshkruar për privatizimin e rrjetit të distribucionit dhe gjitha ato që kanë qenë pjesë e pronës e ndërmarrjes së distribucionit e cila ka kalua në privatizim për 25 vitet e ardhshme prej asaj kohe po flas, tash siç duket po neve nuk na u ka thanë asnjëherë se janë edhe hidrocentralet, procesverbalet ekzistojnë me shkrim dhe me audio dhe hidrocentralet nuk janë përmendur kurrë”, theksoi Ministri Gashi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img