Me 16 maj myslimanët nga mbarë bota edhe në Kosovë, nisin muajin e agjërimit, i cilësuar nga ta si muaj i shenjtë, në të cilën ata i përkushtohen plotësisht fesë, dhe lidhjes së tyre me krijuesin e gjithësisë.
Për një muaj rresht ata ndërprejnë ushqimin e pijen nga mëngjesi deri në mbrëmje, si dhe synojnë lënien e veseve të këqija.
Gjatë këtij muaji përveç ditëve që bien të Premte ( E xhuma) janë edhe disa ditë të tjera që cilësohen si më të rëndësishme.
Dita e parë ( ditën e martë ) syfyri është në ora 03:06 dhe iftari i parë është në orën 19:58.
Pastaj, dita e Fitores në Bedër, që i bije e premte, syfyri: 2:43 dhe iftari 20:13, në rend është dita e “Itikafit”, (e hënë) Syfyri – 2:40, Iftari – 20:15,
Pastaj Nata e Kadrit, që konsiderohet si nata më e shenjët e muajit dhe e myslimanëve, syfyri është në orën -2:34 ndërsa iftari 20:18.
Pas 30 ditë agjërimi besimtarët myslimanë festojnë festën e Fitër Bajramit që do të jetë me 15 qershor ( e Premte) e cila vazhdon pastaj edhe për dy ditë tjera.
Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit Islam.
Muaji zgjatë 29 ose 30 ditë bazuar në vëzhgimet pamore të hënës së re dhe sipas llogarive të shumëta të hartuara në hadithe.