5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Daut Haradinaj: Ja pse nuk do të marrim pjesë në protesta të 1 shtatorit

Protesta e Vetëvendosjes e paralajmëruar me datën 1 shtator si duket nuk do të ketë përkrahjen e partive tjera opozitare. Së paku zyrtarisht dy partitë opozitare AAK dhe Nisma nuk kanë dhënë shenja që do të marrin pjesë në këtë protestë.
Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj i pyetur nga Botapress se përse nuk do të marrin pjesë në protestat e organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje me datën 1 shtator dhe  a do të thotë kjo se AAK është pro Demarkacionit apo fjala është për inate politike ndaj Vetëvendosjes, Haradinaj tha se  nuk kanë qenë të informuar për  këto protesta e as pjesë e organizimit të tyre.
“ Ne nuk kemi qenë pjesë e konsultave dhe nuk jemi pjesë e organizimit të këtyre protestave. Qytetarët vendosin vetë nëse do të marrin pjesë apo jo, por si parti politike nuk jemi pjesë e organizimit,  dhe nuk ka të bëjë kjo as me inate as me qejfe të askujt. Ata që duan ta dijnë, e dinë se cili ka qenë dhe cili është angazhimi ynë për kundërshtimin e demarkacionit” ka thënë Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img