Në një koment të tij Geci, ka shkruar se në vitin 1991 ka pasur luftëtarë që kanë luftuar në atë vit dhe se në atë kohë ka kercitur pushka e parë kundër Serbisë.

”Ka pas edhe ka luftëtarë që kanë qenë prej vitit 1991 edhe luftëtarë të tjerë që nuk kanë qenë në ushtrinë ushtarake hiq edhe kanë qenë ushtarë prej 30.12.1991 sepse atë ditë kërset pushka e parë kundër Serbisë edhe dhjetra djem i vijnë në ndihmë Adem Jasharin”, ka shkruar në një koment Geci në njërën prej faqeve të vendit.

Geci, ka shkruar duke thënë se sëbashku me një shok të tij kishin kërkuar se a kishte pasur fotografi me emrin UÇK para vitit 1997 por nuk kishin gjetur, madje këtë emër nuk e kanë gjetur as në kallashnikovët e Adem Jasharit.

Në fund Geci në këtë koment ka kërkuar që në Ligjin për veteranë të futet edhe në nen ku do të quheshin dezerter të gjithë ata që e kanë lëshuar Kosovën dhe kanë ikur në Zvicër dhe vende tjera deri në ditën e përfundimit të luftës, ka shkruar Geci.