1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Limaj e Reçica në Gjilan, të bindur se asnjë familje në Kosovë nuk do të mbetet pa një anëtar të punësuar

Orientimet, zotimet dhe angazhimet e partisë Nisma socialdemokrate, janë që çdo familje në Republikën e Kosovës ta ketë nga një njeri të punësuar që ka mundësi të punojë.

Kështu ka thënë zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovë, Fatmir Limaj gjatë një takim me familjet përfituese të Skemës së Ndihmës Sociale në Komunën e Gjilanit.

Ai tha se në komunën e Gjilanit janë 149 familje të kategorisë së dytë, e që kanë anëtarë në familje që munden me punuar, por ka edhe familje me problemet shëndetësore dhe materiale me të cilat ballafaqohen.

“Unë e marr me mend çka do me thënë për ju njerëz të ri dhe të moshës time çka do me thënë me shkuar një herë në muaj në shallter me zgjat dorën e me marrë një ndihmë sociale. Një ndihmë sociale e cila nuk i plotëson ndoshta as minimumin e nevojave dhe kërkesave për familjet e juaja. Është më se normale që këtu janë diku 880 familje që marrin ndihmë sociale, por që nuk kanë mundësi me punuar, për shkaqe moshe, për shkaqe të sëmundjeve shëndetësore dhe për ata shteti ka me u përkujdes tërë kohën ndaj atyre familjeve, por shumë vështirë është për njerëzit që munden me punuar edhe duhet me shkuar në social për me i marrë 170-200 euro”

” Ajo që mundem me ju thënë juve pa punë nuk shtyhet, detyra jonë është me ju siguruar punë, e juaja është me dashtë me punuar. Por, shumë më mirë është me shkuar me i marr 200-300 euro duke punuar se sa me prit në shallter. Nëse për asgjë tjetër, ju djemtë e ri me krijuar shprehinë e punës. Burrat e mençëm kanë thënë: “Kur s’ke çka me bërë, luaje derën, e mos rri”. Detyrë e këtij shteti dhe për këtë jemi ardhur me ju thënë, ne ju ofrojmë mundësi për punësim, ju duhet me vendos me punuar, po flas për djem të ri e vajza”, tha Limaj.

Duke kërkuar nga të rinjtë që të mos qëndrojnë pa punë nëse janë të aftë për këtë, Limaj përsëriti se asnjë familje nuk do të mbetet pa një anëtar të punësuar.

“Kjo është ajo që kemi vendosur me bërë dhe do të bëjmë anë e këndë Kosovës, ku ka qenë zotimi ynë dhe ne nuk e kemi pasur hajgare kur e kemi dhënë këtë zotim. Asnjë familje në Kosovë nuk ka me mbetur pa pasur me punuar në qoftë se djali dhe vajza donë me punuar dhe për këtë sot jemi në Gjilan”, ka theksuar Limaj.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, theksoi se ky takim i sotëm, është pjesë e projektit të Ministrisë lidhur me punësimin e një anëtari të familjeve që nuk kanë asnjë të punësuar dhe në rastin konkret që ndërlidhet me kategorinë e dytë përfitues të skemave sociale.

Ai tha se nëse në këtë kategori ka të përgatitur profesionalisht, mirëpo fatkeqësisht nuk janë të punësuar, do t’i mundësohet që në kuadër të masave aktive të tregut të punës, të përfshihen në punë publike dhe në ndërmarrje publike.

“Ministria e punës dhe mirëqenies sociale, në kuadër të përgjegjësive që ka, harton politika dhe mbikëqyr zbatimin e tyre me qëllim të mirëqenies tuaj sociale, por vetëm hartimi i politikave dhe mbikëqyrja e tyre, po e shohim se nuk mjafton. Andaj, kemi nisur këtë projekt, i cili shkon përtej politikave dhe ky është ofrimi i mundësive për punësimin tuaj. Ne jemi të përkushtuar në respektimin e normativës ligjore dhe prandaj, papunësia në Kosovë nuk do të mbetet vetëm brengë e juaja, kjo tashmë është brenga jonë dhe është përkushtim i yni që ta mposhtim bashkërisht”, tha Reçica.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img