Në ceremoninë e varrimit kanë marrë qindra qytetarë, e në mesin e tyre edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
Veseli ka thënë se Malësor Dashi ka qenë djalosh që ishte i gatshëm t’i shërbente atdheut.
Veseli theksoi se nuk ka asgjë më krenare sesa t’i shërbesh vendit, sikur bëri polici Dashi.
“Nuk është ditë e lehtë për asnjë nga ne. Po ndahemi nga një djalosh i ri. Njeri i gatshëm që i shërbeu atdheut të vetë në paqe, po ndahemi nga një kontributdhënës i paqes dhe lirisë së Kosovës. Gjithë këta policë përballë e dijnë peshën e dhimbjes, por edhe përgjegjësinë që kanë për qytetarët dhe vendin tonë. Nuk është e lehtë tu shërbesh njerëzve tu, por ska asgjë më të shenjtë dhe krenare kur i shërben atdheut. Në emër të të gjitha institucioneve i shprehi ngushëllime familjes dhe gjithë qytetarëve të Kosovës”, tha Veseli, raporton lajmi.net.
Ngushëllime familjarëve dhe miqve të Malësorit u shprehu edhe kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi.
Kurse me lotë në sy Malësorin e ka përkujtuar edhe togeri i Policisë në stacionin e Kaçanikut, Ismet Dervishi.
Ai tha se Malësor Dashi ishte shembull për të kryer detyrat me përkushtim, dhe për t’i mbrojtur qytetarët.
Garda e nderit në këtë ceremoni shkrepi me armë zjarri në ajër, në nderim të Malësor Dashit, polici që vdiq në detyrë.