Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA ka dhënë një propozim interesant në lidhje me Kampionatin Botëror.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka propozuar një mini-botëror, duke paraqitur tetë skuadra ndërkombëtare çdo dy vjet, përveç konkurrencës tradicionale, transmeton IndeksOnline.
Turneu i njohur si “Final 8” do të jetë një super-organizim, kurse FIFA beson se mund të jetë me vlerë 25 miliardë dollarësh në një cikël 12-vjeçar.
Në një intervistë për “Reuters”, Infantino tha se një grup i paidentifikuar i investitorëve ka propozuar të shpenzojë 25 miliardë dollarë për të siguruar të drejtat e turneut, i cili do të zhvillohej çdo dy vite në muajin tetor dhe nëntor, duke filluar nga viti 2021.
Në anën tjetër, Kupa e Konfederatave, e cila aktualisht zhvillohet çdo katër vite para Kupës së Botës, do të hiqet.