8.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Marcelo: Po, e kam prekur topin me dorë, ishte penallti për Bayern Munichun

Marcelo ka pranuar se Bayern Munich është dashur ta fitonte një penallti në duelin ndaj Real Madridit.

Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo ka pranuar se gjyqtari Cuneyt Cakir gaboi duke mos akorduar një penallti në favor të Bayern Munichut në rastin ku ai luajti me dorë brenda zonës.

Ylli brazilian e devijoi topin me dorë por Cakir nuk sinjalizoi për penallti në favor të mysafirëve.

“Ishte lojë me dorë, e kam prekur topin me dorë andaj ishte penallti”, deklaroi Marcelo pas ndeshjes, përcjell “lajmi.net”.

“Do të gënjeja nëse e them të kundërtën por futbolli është kështu. Nuk flas për gjyqtarët, nganjëherë gabojnë në favor e nganjëherë kundër. Nuk ka rëndësi se çfarë ndodh, duhet të mendoni vetëm të luani”, u shpreh ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img