“Ky hap është ndërmarrë për shkak të marrëdhënieve mes organizatës së mbështetur nga Irani, Hezabullah dhe frontin Polisario, ku ne posedojmë prova që liderët e Hezbullahut kanë ofruar financime dhe trajnime për Polisario”, është shprehur Burita.
Ndër të tjera ministri i Jashtëm maroken Burita pretendon se kanë informacione që Hezbullahu ka ofruar mbështetje ushtarake për Polisario dhe se diplomatët e ambasadës iraniane në Algjeri kanë lehtësuar bisedimet mes liderëve të Hezbullah dhe liderëve të Polisarios.
Po ashtu Burita pretendon se në muajin e fundit Hezbullah ka dhënë mbështetje me armë për Polisario.