-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Jashari: Sot isha vetëm shoqërues i Haradinajt te Lushtaku, asgjë më shumë!

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka sqaruar vizitën e sotme të kryeministrit Ramush Haradinaj në një ndejë private në shtëpinë e Sami Lushtakut.

Përmes një reagimi, Jashari ka thënë se sot ishte si shoqërues i kryeminsitrit dhe asgjë më shumë.

Ai ka përsëritur se qytetarët e Skënderajt po e shohin frymen e re të qeverisjes me transparencë dhe llogaridhënie, pa korrupsion me duar të pastërta, me synim të qartë arsimin dhe zhvillimin e Skenderajt.

Ky është reagimi i Jasharit:

Sot kisha kënaqësinë t’a takoj në Komunën tonë Kryeministrin e Kosovës z. Ramush Haradinaj me të cilin biseduam për projektet e Komunës së Skenderajt.

Kryeminstrin e Kosovës z. Ramush Haradinaj e falënderoj për vizitën dhe mbështetjen e tij.

Sot me kërkesën e tij si nikoqir i Komunës, e shoqërova z. Haradinaj, edhe në një ndejë private te ish-kryetari Sami Lushtaku.

Prandaj dua të sqaroj gjithë opinionin se unë si nikoqir i Komunës isha shoqërues i Kryeminstrit dhe asgjë më shumë.

Vazhdoj të jem Kryetar i Skenderajt transparent, llogaridhënës dhe nuk ka asnjë lëkundje në projektet tona për zhvillim të Skenderajt dhe qëndroj prapa të gjitha deklaratave të mia për të gjitha zhvillimet.

Qytetarët e Skënderajt po e shohin frymen e re të qeverisjes me transparencë dhe llogaridhënie, pa korrupsion me duar të pastërta, me synim të qartë arsimin dhe zhvillimin e Skenderajt.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img