Lushtaku ka thënë në T7, se Veseli është përgjegjës për humbjen e PDK’së në zgjedhjet e vitit të kaluar.
Ai ka vlerësuar se me kandidatë më të mirë në disa komuna, PDK do të arrinte rezultate më të mira.
Megjithatë, Lushtaku ka thënë se do ta mbështeste Veselin për kryetar të PDK’së përsëri, nëse rikandidon për këtë pozitë.
Por, ka thënë se nëse partia dështon përsëri në zgjedhje, Veseli do të duhej të largohej vetë.
Lushtaku e ka këshilluar Veselin të jetë më i prerë në vendimet e tij.