8.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadori amerikan në Serbi: Nuk është e nevojshme përfshirja e SHBA-ve në dialog

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Kyle Scott, ka deklaruar se nuk e sheh të domosdoshëm involvimin e SHBA-ve në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Në një intervistë për “Telegraf.rs”, Scott thotë se vetëm nëse të gjitha palët thërrasin për përfshirjen e SHBA-së në dialog, atëherë ata do të jenë të gatshëm për një gjë të tillë, transmeton lajmi.net.

“Nuk e shoh të domosdoshme. Dialogu që udhëheq BE-ja së bashku me lidershipin e Beogradit dhe Prishtinës është mënyra më e mirë. Ne jemi këtu për të ndihmuar, aq sa mundemi”, deklaroi Scott.

“Nëse të gjitha palët kërkojnë përfshirjen tonë, atëherë ne do të jemi gati. Por sërish mendoj që Bashkimi Evropian është duke bërë një punë të mirë dhe ne duam të vetëm të ndihmojmë”, shtoi ai.

Scott po ashtu deklaroi se shteti amerikan do të bëjë krejt çka është e mundur që të përdorë ndikimin e vet në rast të eskalimit të mundshëm të situatës.

“Ne do të bëjmë krejt çfarë mundemi, që të sugjerojmë dhe të propozojmë gjëra të reja, ose të qetësojmë situatën aty ku kemi ndikim”, deklaroi Scott.

Ai shton se para se të gjithash, kjo duhet të jetë një marrëveshje direkte mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ndërsa për dialogun e brendshëm të Serbisë mbi Kosovën, Scott deklaroi se Prishtina dhe Beogradi duhet të marrin në konsideratë rrethanat reale të situatës, ngase sipas tij, kjo është e vetmja mënyrë që të arrihet një dialog i hapur mes dy vendeve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img