Qeveria në mbledhjen e sotme dha 30 mijë euro për dërgimin e veteranëve nëpër qendra mjekësore rehabilituese.
Vendimin për këto mjete e paraqiti ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.
“Duke marrë parasysh nevojat e kategorive te dala nga lufta, janë ndarë 30 mijë euro, në 3 pjesë për 3 kategori, për t’u rehabilituar në banja”, tha Abrashi.
Me kërkesë të zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi 10 mijë euro tjera u ndanë për personat me nevoja të veçanta.
Në fillim të mbledhjes së sotme të qeverisë Kryeministri Mustafa raportoi për vizitën e zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden më 16 e 17 gusht