Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka mohuar se njerëzit e AAK-së janë të përfshirë në rastin e dëbimit të gjashtë qytetarëve turq nga Kosova, që ndodhi një ditë më parë me kërkesë të Turqisë.
Lekaj, duke shprehur indinjatë lidhur me rastin e njouhr tashmë si ‘gylenistët’, ka sqaruar anën ligjore të dhënies së lejes për fluturime charter (apo ad hoc) për të gjitha rastet por edhe për rastin në fjalë, duke thënë se ministria që ai udhëheq, lejon të gjitha fluturimet që përmbushin kërkesat, dhe se afati për aplikim duhet të jetë 3 ditë.
“Bazuar në nenin 5 të rregullores mbi kërkesat për linja të përkohëshme të Aeroplaneve, Ministria e Infrastrukturës lejon të gjitha fluturimet të cilat i përmbushin kërkesat sipas rregullores 2015/2 për aprovimin e fluturimeve charter dhe jo – HPEA. Afati për aplikim duhet të jetë 3 ditë punë dhe ka të bëjë vetëm për kohë të mjaftueshme me qëllim të verifikimit të dokumentacionit dhe jo afat pasë të cilit duhet të lëshohet leja.
Prandaj i bëjë thirrje të gjithëve që të ruajn veten nga çfarëdo “ekspertizë” edhe të leximit të rregullave të Aviacionit Civil të Kosovës edhe asaj ndërkombëtare, nuk kemi pse tentojmë të hedhim fajin të dikush që përsa i përket Aviacionit Civil, e bënë vetëm rregullimin ekonomik, të drejtat e trafikut ajror, ndersa sipas ligjeve në fuqi me atë që quhet “Siguria” dhe “Sigurimi” i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, merren organet e sigurisë”, ka thënë ministri Lekaj, duke shtuar se “duke qenë kështu, e them me përgjegjësinë më të lartë se asnjë njeri i Aleancës nuk ka qënë i përfshirë. Çkado që është shkruar ka qenë dhe është e pavërtet dhe tendencë për të manipuluar opinionin.”
Edhe sekretari ekzekutiv i AAK-së Valon Tolaj, ka mohuar se njerëzit e afërt me Kryeministrin Ramush Haradinaj, janë të përfshirë në rastin në fjalë. Ai ka thënë se
ka thënë se ndërlidhja e rastit në fjalë me Haradinajt, “është vetëm përpjekje për minimizim të veprimeve kushtetuese të cilat Haradinaj sot i ka ndërmarrë”.
Sot gjatë ditës, Kryeministri Ramush ka kërkuar lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia Ministrt të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe shefit të AKI-së, Driton Gashi.