12.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Mbahet takim i nivelit të lartë të CEFTA-s në Prishtinë, merren një serë vendimesh

Nën kryesimin e Kosovës sot është organizuar Takimi tematik i Nivelit të lartë të CEFTA-s dhe Mbledhja e Komitetit të Përbashkët.

Në këtë takime prezentë ishin të gjitha vendet anëtarë të CEFTA-s si dhe përfaqësuesi i BE-së. Kështu ka bërë me dije shefi i Kabinetit të ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Durim Limaj.
Ky i fundit me anë të një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se pas dy viteve stagnim, nën kryesimin e Kosovës në mbledhjen e sotme janë marrë një serë vendimesh.

Më poshtë postimi i plotë i tij:

Me datë 27 Prill në Prishtinë nën kryesimin e Kosovës u organizuan Takimi Tematik i Nivelit të Lartë të CEFTA-s dhe Mbledhja e Komitetit të Përbashkët. Në këto takime prezentë ishin të gjitha vendet anëtare të CEFTA-së si dhe përfaqësuesi i BE-së. Gjatë sesionit të paradites në Takimin Tematik të Nivelit të Lartë të CEFTA-së vendet anëtare raportuan për statusin e AP5, AP6 dhe AP7, u diskutua për ristrukturimin e Sekretariatit të CEFTA-s si dhe portalin e statistikave të CEFTA-s. Është e rëndësishme të ceket se të gjitha vendet e CEFTA-së u dokorduan në mënyrën e funksionimit të Sekretariatit të CEFTA-së, strukturën, buxhetin dhe mënyrën e rekrutimit të stafit të ri. Gjatë sesionit e pasdites në takimin e Komitetit të Përbashkët Special nga të gjitha vendet anëtare të CEFTA-së prezentë në takim u aprovuan Konkluzionet Ministrore dhe Vendimet Ministrore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img