Zlatan Ibrahimoviç nuk do të jetë pjesëmarrës në Kampionatin Botëror, që do të nis nga muaji qershor në Rusi.
Lajmin për mos pjesëmarrjen e Ibra-s në këtë kompeticion e ka bërë zyrtare Federata e Futbollit të Suedisë.
Ish-lojtari i Manchester Unitedit disa herë kishte thënë se do të jetë pjesë e ekipit të Suedisë në botëror, por ai është refuzuar nga Federata e Suedisë.
Kujtojmë që Ibra u pensionua nga Suedia para fillimit të kualifikimeve për Kupën e Botës.
36-vjeçari para disa jave është larguar nga “Old Trafford” dhe ka nënshkruar kontratë me ekipin e La Galaxyt.
Suedia në Kupën e Botës është në grup me tri super shtete; Korea e Jugut, Gjermania dhe Meksika.