1.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Tusk përgëzon Kosovën për Demarkacionin: Jeni më afër heqjes së vizave dhe model për fqinjët

Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk,i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë, është takuar me presidentin e vendit, Hashim Thaçin.
Pas takimit, në një konferencë të përbashkët për media me presidentin Thaçi, Tusk deklaroi se vizita e tij në Kosovë rikonfirmon edhe njëherë mbështetjen e BE-së për integrimin e vendeve të rajonit.

“Vizita ime sot është një pjesë e një udhëtimi të gjerë në rajon për të përgatitur samitin e Sofjes. BE-ja duhet të rikonfirmojë edhe njëherë mbështetjen e saj për anëtarësimin e rajonit. BE-ja është dhe do të vazhdojë të jetë partneri kryesor i rajonit. Samiti duhet të përmirsojë lidhjet brenda rajonit, e gjithashtu shkëmbimet njerëzore si programi Erasmus”, deklaroi Tusk.

Tusk, duke folur për Kosovën i përgëzoi autoritetet kosovare për ratifikimin e Demarkacionit, ku këtë e cilësoi si një hap të madh drejt liberalizimit të vizave, raporton lajmi.net.

“Para se gjithash dua të ju përgëzoj për ratifikimin e Demarkacionit, kjo i ka mundësuar Kosovës që të bëjë një hap tjetër për t’iu afruar liberalizimit të vizave. Tani e di për të mirëqenë se ju nuk do të ndaleni mirëpo do të vazhdoni me procesin e reformave, dhe do bëni çdo gjë në interes të vendit tuaj. Më besoni se të gjitha kolegët e mi në Bruksel i çmojnë lartë të arriturat tuaja, kjo mund të shërbejë si një model për fqinjët tuaj”, shtoi Tusk.

Ai foli edhe për dialogun me Serbinë, për të cilin tha se është e vetmja alternativë për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Ne diskutuam edhe për dialogun, pa normalizim gjithëpërfshirës nuk shoh sesi mund të bëhet një përmirsim i marrëdhënieve me BE-në, pas takimit që kisha me zotin Vuçiq dhe sot me presidentin tuaj unë jam shumë më optimist dhe më pak i kujdesshëm”, u shpreh Tusk.

Ai në fund të kësaj konference falënderoi presidentin Thaçi për kohën dhe kapitalin personal të shpenzuar në dialogun me Serbinë, dhe u siguroi atyre se një gjë e tillë do të shpaguhet në të ardhmen.

Falënderoj zotin Vuçiq dhe Thaçi për kapitalin personal të investuar në këtë dialog, nuk ka alternativë tjetër për normalizimin. Kjo është ajo që do të shpaguhet në një afatë të gjatë. Para disa ditëve keni mbushur 50 vite zoti Thaçi, ndërsa unë kam mbushur 61, mendoj se jeta e vërtetë fillon  pas të 50-tave”, përfundoi Tusk.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img