1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Nisin zyrtarisht hetimet ndaj policëve për arrestimin e Gjuriqit

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar sot se po vazhdon mbledhjen dhe grumbullimin e informacioneve në lidhje me dyshimet për shkelje eventuale nga ana e zyrtarëve të Policisë së Kosovës, gjatë arrestimit të Marko Gjuriqit.

Ankesa është bërë nga nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme Milan Radojeviq, lidhur më disa dyshime për tejkalim të përdorimit të forcës nga ana e zyrtarëve Policor.

“Misioni i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK-së) është që përmes ushtrimit të veprimtarisë së tij, të sigurojë një shërbim policor të përgjegjshëm, demokratik dhe transparent, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet e kërkuara. Në përputhje me këtë mision dhe fushëveprimin ligjor IPK merr masa dhe veprime hetimore në rastet kur dyshohet se pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë kryer veprime që bien ndesh me ligjin e PK-së dhe aktet tjera nënligjore të Policisë. Edhe në lidhje me rastin e arrestimit të z. Marko Gjuriq, IPK respektivisht Departamenti i Hetimeve ka filluar me mbledhjen dhe grumbullimin e informacioneve në lidhje me dyshimet për shkelje eventuale nga ana e zyrtarëve të Policisë së Kosovës. Lidhur me këtë operacion policor, IPK ka pranuar një ankesë nga zv. Ministri i Punëve të Brendshme z. Milan Radojeviq, lidhur më disa dyshime për tejkalim të përdorimit të forcës nga ana e zyrtarëve Policor”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se hetuesit do të vazhdojnë të ndërmarrin veprimet hetimore për të gjeturat në këtë proces.

“Hetuesit e IPK-së do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore varësisht nga të gjeturat e këtij procesi të grumbullimit të informacioneve dhe në konsultim me prokurorin kompetent”, thuhet në komunikatën e IPK-së.

Gjuriq ishte arrestuar nga Njësia Speciale e Policisë, pasi kishte hyrë pa leje në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img