1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

FFK-ja hap procedurë disiplinore për Dritën dhe Llapin

Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 23.04.2018, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Vala Superligës për Kampionatin 2017/2018, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:

1.Ndaj KF “Llapi” (motive – organizimi i dobët i ndeshjes, hedhje të gjësendeve në fushë, shishe Pvc, kanaçe dhe mjete të forta, ku së pari ndeshja është ndal për 7 min, pastaj në min 75 hyrja e shikuesve në fushë me qëllim të ndërprerjes së ndeshjes ku edhe është ndal ndeshja për 15 min shkaku i zbrazjes së tribunave nga shikuesit në ndeshjen KF Llapi – KF Drita, e zhvilluar në Podujevë me datë 22.04.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

2.Ndaj kryetrajnerit të KF “Llapi “Tahir Batatina me nr ID 001144M77 (motivi -reagime të njëpasnjëshme dhe sjellje jo sportive ndaj referit të ndeshjes G.Nuza, në ndeshjen KF Llapi – KF Drita) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

3.Ndaj përfaqësuesit të KF “Llapi” Muhamet Rexhepi (motivi – largim nga hapësira teknike e zyrtarit të klubit shkaku i reagimeve dhe sjelljeve jo sportive ndaj referëve të ndeshjes) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

4.Ndaj kryetrajnerit të KF ”Drita“ Bekim Isufi me nr Id 005715M76 (motivi- largim nga bankina shkaku i reagimeve jo sportive ndaj vendimeve të referit kryesor të ndeshjes G.Nuza) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

5.Ndaj KF “Drita” (motivi- hedhje të shisheve dhe gjësendeve tjera të shikuesve në rastin e shënimeve të golave në fushë në ndeshjen KF Llapi – KF Drita) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).

Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.22 dt. 23.04.2018.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img