7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Si asnjëherë më parë, qytetarët i pergjigjen ne menyrë masovike aksionit të Bekim Jasharit për pastrimin e Skenderajt

Me moton “Për Skenderajn tonë të pastër ” sot në Skenderaj janë zhvilluar aktivitete në për të shënuar Ditën e Tokës, me ç’rast është bërë pastrimi i ambientit në këtë qytet. Këtij aksioni të komunës i ka prirë kryetari Bekim Jashari, i shoqëruar nga nënkryetari Nuredin Lushtaku, ndërsa i janë përgjigjur masovikisht qytetarët e Skenderajt.

Si çdo aksioni të kësaj natyre, edhe këtij i është bashkuar deputeti Bekim Haxhiu, por që aty nuk munguan as deputetja Blerta Kodra Deliu dhe kryesuesja e Kuvendit Komunal, Fatbardha Haliti, shkruan Veriu.info.

Mirëpo, këtij aksioni nuk iu kanë bashkëngjitur dy deputetë të Kuvendit të Kosovës nga Skenderaj, Mërgim Lushtaku dhe Ganimete Musliu, e cila njihet si përkrahëse e flaktë e Sami Lushtakut.

Kryetari Bekim Jashari këtë aksion e ka quajtur madhështor, ku ka treguar se është bërë pastrimi i ambientit, largimi i të gjitha mbeturinave përgjatë rrugëve kryesore dhe lokale, shesheve dhe hapësirave publike në të gjithë territorin e Komunës së Skenderajt, shkruan Veriu.info

“Një ambient i pastër për qytetarët tanë është i një rëndësie të veqantë prandaj sot, kur po shënojmë edhe ditën e tokës kemi filluar me një aksion vullnetarë për pastrimin e ambientit dhe largimin e mbeturinave, besoj se kemi bërë një punë të mirë, të dobishme, dhe do të vazhdojmë të punojmë për një qytet të pastërt”, tha kryetari Jashari, për këtë aksion villnetarë dhe madhështorë.

Ndërsa, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, e ka përgëzoj Komunën e Skenderajt për këtë organzim madhështorë – vullnetar për pastrimin e ambientit për nder të Ditës së Tokës.

“Sot me moton “PËR SKENDERAJN TONË TË PASTËR” së bashku me kryetarin z. Bekim Jashari, nënkryetarin z. Nuradin Lushtaku, deputetën Blerta Deliu-Kodra, kryesusen e Asambles Komunale znj. Fatbardha Haliti, drejtorët e drejtorive, asambleistë, nxënës, sportistë, artistë, policë, zjarrfikës, puntorë shëndetësorë, kompani private, puntorë dhe qytetarë të Komunës së Skenderajt, në aksion për pastrimin e ambientit. Përgëzoj Komunën e Skenderajt për këtë organzim madhështorë – vullnetar për pastrimin e ambientit për nderë të Ditës së Tokës. Impresionuese ishte pjesmarrja masive e qytetarëve të Skenderajt në ketë aksion për pastrimin e ambientit, andaj falenderoj të gjithë pjesëmarrësit e këtij aksioni vullnetarë, sepse ambienti i pastër është parakusht për një jetë të shëndetshme”, ka shkruar Bekim Haxhiu në Facebook./Veriu.info

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img