“Gjithmonë duhet të ketë diskutime në mes të spektrit politik, kur bëhet fjalë për tema nacionale dhe që i përkasin të gjithëve në Kosovë dhe që nuk ndahen në pozitë e opozitë”, ka thënë ministri Lekaj.
Por kur ka folur për zgjedhjet, Lekaj ka thënë se mbajtja e tyre është e përcaktuar me ligj dhe me Kushtetutë.
Sipas tij, ajo çka duhet të bëhet është një reform zgjedhore.
“Përsa i përket zgjedhjeve, ato janë të mandatuara me Kushtetutë dhe me ligj. Ajo çka është shumë e rëndësishme dhe që ka të bëjë me zgjedhjet është reforma zgjedhore, sistemi i procesit zgjedhor duhet të modifikohet gjithnjë në kuptim të modernizimit të tij”, thotë nënkryetari i AAK-së për lajmi.net.
Lekaj ka bërë thirrje që për zgjedhje mos të humbet kohë, duke shtuar se qeveria duhet t’i shtyejë përpara temat pa u vonuar.
“Për diçka tjetër nuk duhet të humbet kohë, por gjërat të cilat i ka përpara kjo qeveri duhet ti shtyjë përpara dhe t’iu bëjë zgjidhje”, ka përfunduar Pal Lekaj.
As partitë e tjera në pushtet nuk kanë dhënë një përgjigje përfundimtare në lidhje me pjesëmarrjen në tryezën e LDK-së.
Vetëm Vetëvendosja deri më tani i ka thënë “po”, ofertës së LDK-së.