Tre ditë më parë me anë të një postimi në Instagram, Luana Vjollca bëri të ditur se do të rikthehet shumë shpejt me projekte të reja, ç’ka bëri të aludohej se moderatorja do niste një emision të ri.
“Ju mungova? Shihemi shpejt me projekte te reja. Shijoni fundjavën”, shkruan Luana krah fotos përcjellxing.
Pasi të gjithë u bënë kuriozë, sot producenti i Luanës Bini Diez ka bërë të ditur se ajo do të rikthehet me një këngë të re.
Dyshja shihen në studio duke punuar ndërsa Bini Diez shkruan: “Po vjen e reja”. Kujtojmë që kënga e fundit nga Luana është “Benzina” e publikuar vitin e kaluar.