Kuvendi nuk zgjedh drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës pasi që asnjëri nga kandidatët nuk arritën që të marrin votat e mjaftueshme nga deputetët.
Kandidati Arbër Hadri ka marr 21 vota ndërsa Driton Mulaj 42 vota. Nga votat e 91 deputetëve të pranishëm në seancë 27 ishin të pavlefshme.
Pasi që asnjëri nga këta nuk kanë marr votat e duhura konkursi do të përsëritet. Këtë agjenci deri më tani e ka udhëhequr Idriz Blaka.