Organizata e Veteranëve të Luftës në Mitrovicë, për nder të 20 vjetorit të themelimit të njësitit të parë të UÇK-së në Shalë të Bajgorës, nesër me 18 prill me fillim në ora 12:00 në fshatin Zabërgjë ,do të organizojë një tubim madhështor për ta shënuar dhe nderuar këtë datë historike për Mitrovicën dhe Kosovën. Ky aktivitet mbahet nën patronatin e kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri. Këtë e ka bërë të ditur vet kryetari i OVL-UÇK në MItrovicë, Rafet Ibishi.
Ja ftesa nga kryetari Ibishi:
F T E S Ë
Të nderuar familjarë të Dëshmorëve, Invalid, Veteran të UÇK-së dhe ju qytetarë të nderuar, ju ftojm të merrni pjesë për ta shenuar së bashku 20 vjetorin e themelimit të njësitit të parë të UÇK-së në Shalë të Bajgorës, ku aktivitetet mbahen më 18 prill 2018 (e merkure) nga ora 12:00 në fshatin Zabërgjë.
Ardhja e juaj, nderim për luftën e UÇK-së.
Kryetari i OVL-UÇK, Mitrovicë
Rafet IBISHI