“Është e qartë që për Kosovën, paraprakisht do të flasim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë, madje edhe me ndërhyrjen e ndonjë shteti të Bashkimit Evropian”, deklaroi sot Vuçiq, transmeton lajmi.net.
“Serbia nuk paraqet një problem për shqiptarët, por për ata të cilët e kanë marrë territorin e Serbisë”, shton Vuçiq.
Ai foli edhe për krerët shtetëror të Kosovës, Kryeministrin, Ramush Haradinaj dhe Presidentin Hashim Thaçi. Sipas tij, të gjitha veprimet dhe deklaratat e tyre janë të porositura nga dikush tjetër.
“Çka do që ata bëjnë, çka do që ata flasin, të gjithë duhet ta dijnë që dikush tjetër paraprakisht i ka thënë ato fjalë” deklaroi Vuçiq.
Këto deklarata të Vuçiq vijnë pas paralajmërimeve të zyrtarëve serb, se në rast të ndonjë përfshirje të mundshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun me Kosovën, ata do të kërkonin edhe përfshirjen e Rusisë në këto bisedime