Sot në emisionin e mëngjesin në Televizionin 7 ku ka qenë i ftuar Labinot Tahiri deputet nga radhët e Aleanca Kosova e Re , ai u shpreh jo i kënaqur me punën të cilën është duke e bërë partia të cilës i përket.
Tahiri gjithashtu tha se në zgjedhjet e ardhshme mundë të jetë pjesë e ndonjë subjekti tjetër apo mund ta shohim si deputet të pavarur, duke thënë që nuk ka gjetur mbështetje j nga subjekti të cilit i përket, për ti realizuar projektet të cilat ka premtuar dhe ndihet i zhgënjyer nga mungesa e përkrahjes së AKR-së, për ti përfunduar këto projekte.
Ai më tej tha që ka pasur shumë përkrahje nga qytetarët e Ferizajt, por ka pasur shumë pak njerëz nga ky qytet në pozita udhëheqëse në institucione shtetërore.